Një investim i zgjuar!

Kompleksi Residencial Turistik “Delfin Resort” ju ofron më shumë se sa thjesht një apartament, ju ofron mundësinë për të investuar në një platformë të thjeshtë e të zgjuar, në përputhje me trendet e momentit.

Imagjinoni një shtëpi pushimi tek e cila çdo herë që riktheheni për të pushuar, gjeni një apartament të mirëmbajtur e të pastër, sikur të banonit në të gjatë gjithë vitit, dhe që për më tepër ju sjell të ardhura duke mos bërë asgjë.

E shpjeguar më qartë, me përfundimin e projektimit lindi idea e krijimit të një kompanie menaxheriale e cila mundëson administrimin e apartamenteve dhe njësive tuaja tregtare, duke mundësuar funksionimin e kompleksit si një resort turistik me 5 yje.

Gjithçka ju duhet të bëni është që pas rënies dakord me kushtet e kontratës dhe firmosjes së saj të përcaktoni ditët kur ju do përdorni apartamentin tuaj. Apartamenti do lihet i lirë për ju në datat që ju përcaktoni, ndërkohë që gjatë periudhës tjetër funksionon si pjesë e resortit turistik.

Pas një studimi tregu të mirëfilltë, kompania menaxheriale e këtij kompleksi ka planifikuar një plan real biznesi, duke specifikuar në bazë të çmimeve të tregut fitimin për çdo apartament apo njësi tregtare, ku në bazë të një kontrate të paramenduar, ky fitim ndahet 80% për pronarin e apartamentit dhe 20% për kompaninë menaxheriale, duke përfshirë dhe koston e mirëmbajtjes.

Mbi të gjitha, përveç një investimi me vlerë në tregun e pasurive të pronave të patundshme, ju po investoni në një biznes personal brenda një resorti të madh elitar në fushën e turizmit.

A s’është ky një investim i zgjuar?!